Tirana
broken clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
57 %
5.1kmh
75 %
Hën
24 °
Mar
29 °
Mër
28 °
Enj
26 °
Pre
20 °
E hënë, 27 Shtator, 2021
spot_img

Ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit, arrestohet 57 vjeçari në Shkodër

spot_img

Lajme të ngjashëm

d9f0cf8071163ebc0258305c2693d673

Arrestohet në Shkodër një 57 vjeçar, pasi është kapur në flagrancë duke ushtruar aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit.

 

57 vjeçari ushtronte aktivitetin e paligjshëm në lokalin Bar Bufe që kishte në perdorim në lagjen “Naim Gjylbegu”.

Njoftimi i policisë:

Shkoder

Vijon puna për parandalimin dhe arrestimin e personave që ushtrojnë aktivitet të paligjshëm të Organizimit të llotarive të palejuara

Arrestohet në flagrancë një shtetas

Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër pas një pune të mirëorganizuar dhe në vijim të planit të masave për parandalimin dhe arrestimin e personave që ushtrojnë aktivitet të paligjshëm të organizimit të lotarive të palejuara, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit, E. T. 57 vjeç, banues në lagjen “Ahmet Haxhia”, Shkodër.

 Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas u kap në flagrancë nga Inspektoret e Kontrollit të Autoritetit Mbikqyres të Lojrave të Fatit Tiranë, në lokalin Bar Bufe që ka në perdorim në lagjen “Naim Gjylbegu”, duke ushtuar aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit.

Në cilësinë e provës materiale iu gjet dhe ju sekuestrua në cilesinë e provës materiale një paisje elektronike smartphone i cili kishte të hapur një faqe të basteve sportive. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të “Organizimi i llotarive të palejuara”.

Më shumë

spot_img