Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ushtronin dhunë fizike ndaj grave, arrestohen 3 burra në Durrës

Shkruar nga Newsbomb
Ushtronin dhunë fizike ndaj grave, arrestohen 3 burra në Durrës

Në prangat e policisë së Durrësit kanë rënë 3 shtetas të moshes së ndryshe të cilët kanë ushtruar dhunë fizike ndaj grave të tyre, edhe pse të pajisura me urdhër mbrojtje.

Janë arrestuar shtetasi 55-vjeçar me inicialet Z. B., 28-vjeçari me inicialet R. M., banues në Durrës dhe një 40-vjeçar, me inicialet A. H., banues në Rrogozhinë.

40-vjeçari ka hyre më dhunë në banesën e gruas së tij e cila ishte pajisur e urdhër mbrojtje pasi dhe më herët e kishte denoncuar për dhunë fizike shtetasin A.H., nga Rrogozhina.

Njoftimi i policisë:

Vihet në pranga shtetasi Z. B., 55 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, si dhe gjatë shoqërimit në Komisariat, ka kundërshtuar punonjësit e Policisë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 40 vjeç, banues në Rrogozhinë, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka hyrë në banesën ku qëndron bashkëshortja e tij dhe ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manzë arrestuan në flagrancë shtetasin F. Xh., 59 vjeç, banues në Vadardhë, Sukth, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese