Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
57 %
2.1kmh
0 %
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
Pre
37 °
Sht
33 °
E martë, 22 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Ushtronin aktivitet pa u regjistruar në organet tatimore, procedohen 10 biznesmenë në Kukës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

d8d114c77b3ca081310c7718875f85a3

Policia e Kukësit ka proceduar penalisht 10 persona të cilët akuzohen për aktivitete të paligjshme.

Sipas njoftimit të policisë, këta persona ushtronin aktivitetin në subjektet bar – kafe dhe restorante, në zona të ndryshme të qytetit të Kukësit, pa u regjistruar në organet tatimore dhe me punonjës të paregjistruar/siguruar, duke shmangur detyrimet tatimore dhe sigurimin e detyrueshëm për të punësuarit.

Njoftimi i plotë:

Vijon operacioni policor i koduar “INFORMALITY – 2”, nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik në DVP Kukës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kukës dhe Has.

Në kuadër të këtij operacioni u proceduan në gjendje të lirë, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Punësim i paligjshëm”, 10 shtetas, konkretisht:

S.N., A. K., G. B., Q. P., A. S., A. O., S. H., S. L., SH. B. dhe F. P.,banues në Has dhe Kukës.

Këta shtetas ushtronin aktivitetin në subjektet bar – kafe dhe restorante, në zona të ndryshme të qytetit të Kukësit, pa u regjistruar në organet tatimore dhe me punonjës të paregjistruar/siguruar, duke shmangur detyrimet tatimore dhe sigurimin e detyrueshëm për të punësuarit.

Vijon puna për evidentimin dhe goditjen e rasteve të tjera të informalitetit në territorin e qarkut të Kukësit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Punësim i paligjshëm”.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img