Tirana
broken clouds
18 ° C
18 °
18 °
68 %
4.6kmh
75 %
Sht
17 °
Die
20 °
Hën
24 °
Mar
24 °
Mër
18 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

“Ushtrojnë presion ndaj punonjësve të administratës për marrjen e votës”, Tritan Shehu kallëzon penalisht 7 kryebashkiakë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kandidati për deputet për Partinë Demokratike në qarkun e Gjirokastrës, Tritan Shehu mëngjesin e sotëm ka dorëzuar në organin e akuzës kallëzim penal për shtatë kryetarët e bashkive të Qarkut.

Sipas tij këta të fundit kanë shkelur disa herë ligjin kryesisht për mos vendosjen  në dispozicion të hapësirave publike subjekteve politike për reklamimin e posterave elektoralë brenda afat që përcakton ligji.

Gjithashtu Shehu ka denoncuar dhe disa drejtues të institucioneve të ndryshme publike të cilët ushtrojnë presion ndaj punonjësve të administratës me qëllim orientimin e votës në favor të partisë në pushtet.

“Pjesëmarrja hapur e këtyre drejtuesve institucionesh në orarin e punës, është një tjetër shkelje që u rëndon atyre dhe për të cilën do të mbajnë përgjegjësi penale.Fakte dhe prova konkrete janë dorëzuar sot duke i kapur në flagrancë në shkelje drejtuesit që akuzohen”- thekson Shehu.

Ai nuk bëri publike emrat e drejtuesve të institucioneve por garantoi se ato do të bëhen pulike fill pasi të depozitohen në organin e akuzës.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img