Tirana
clear sky
35.5 ° C
35.5 °
35.5 °
24 %
1kmh
0 %
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
37 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

Ushtritë e Kosovës dhe Shqipërisë bëhen bashkë, pastrojnë Fierzën, Vermicën dhe mjedisin në doganën e përbashkët

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ushtritë e Shqipërisë dhe Kosovës janë bërë bashkë ditën e sotme për të pastruar Fierzën, Vermicën dhe mjedisin në doganën e përbashkët.

Të pranishëm në këtë aksion me moton “Lundro dhe Pastro” ishine dhe ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi dhe dy ministrat e Kosovës, të Mbrojtjes dhe Industrisë. Gjatë këtij aksioni u mblodhën tonelata mbeturinash që kishin mbuluar vijën liqenore që ndodhet nën hijen masive të Pashtrikut dhe Sharrit.

Klosi tha se ambientin e përbashkët duhet ta ruajmë dhe ta trajtojmë si një destinacion turistik që afron gjithë shqiptarinë. Ndërkohë ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Muhaj, u shpreh se ky aksion i sotëm është fillimi i bashkëpunimit mes Forcave të Sigurisë së Kosovës me Forcat e Armatosura të Shqipërisë.


Më shumë

spot_img
spot_img