Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
1kmh
1 %
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
21 °
Hën
12 °
E enjte, 21 Tetor, 2021
spot_img

Ushtria serbe në gadishmëri afër kufirit me Kosovën, Stefanoviç: Do veprojmë sapo të marrim urdhrin (VIDEO)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Njësitë e Ushtrisë së Serbisë janë në gjendje gatishmërie afër kufirit me Kosovën, në Rashkë dhe në Novi Pazar, raportojnë mediat vendase.

Sipas Ministrit të Mbrojtjes të Serbisë, Nebojsha Stefanoviç, kjo gjendje gadishmërie është bërë për të përçuar mesazh se serbët janë “të gatshëm për t’i mbrojtur njerëzit e vet”.

Stefanoviç e quajti “fatkeqësi” lajmin e përhapur në media për dhunimin e dy banorëve serbë, por që më pas u përgënjeshtrua si lajm i pavërtetë.

Ministri ka thënë për një gazetë serbe se “nuk do të ndërmarrin një sulm ndaj Kosovës deri në momentin kur kjo nuk do të jetë e nevojshme” por, sipas tij “sapo të marrin urdhër ata do të jenë të gatshëm për të mbrojtur qytetarët e vendit të tyre”.

Situata në veri të kosovës vijon të jëtë e tensionuar që pas vendosjes së reciprocitetit për targat e makinës.

BE dhe aktorë të rëndësishëm të skenës politike ndërkombëtare kanë bërë thirrje që situata të zgjidhet dhe të fillojnë bisedimet, por akoma nuk ka pasur hapa pozitiv drejt procesit të dialogut.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është ndër liderat që gjithomë është shprehur se Kosova duhet të njihet si njësi sovrane dhe të mos jetë nën mbrojtjen ndërkombëtare.

Serbia nga ana e saj pavarësisht se ka si synim BE dhe duhet që të ketë raporte të mira me fqinjët akoma nuk e ka njohur Kosovën dhe madje dhe në kushtetutë e konsideron si njësi të sajën.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img