Tirana
clear sky
-1.5 ° C
-1.5 °
-1.5 °
55 %
1kmh
0 %
Enj
7 °
Pre
10 °
Sht
10 °
Die
9 °
Hën
5 °
E enjte, 9 Shkurt, 2023

Ushtria ruse qëllon me raketa kazermën ushtarake në Mykolaiv, raportohet për të paktën 45 të vdekur

spot_img

Lajme të ngjashëm

Dhjetëra viktima raportohen në Ukrainë, si pasojë e një sulmi me raketa në një kazermë të ushtrisë ukrainase. Ngjarja është regjistruar në qytetin jugor të Mykolaiv. Të paktën 45 persona kanë vdekur, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Sipas gazetarëve nga terreni, kazermat përdoreshin për të trajnuar ushtarët lokalë në qytetin që ka frenuar një ofensivë të madhe ruse përgjatë bregut të Detit të Zi. “Mykolaiv ka përjetuar javë të tëra bombardimesh intensive, pasi trupat ruse u larguan nga qyteti”, ka thënë Andrew Harding.

Ekipet e kërkim shpëtimit kanë shkuar pranë kazermave, për të nxjerrë sa më shumë ushtarë të gjallë. “Forcat ruse më pas u përpoqën të anashkalonin qytetin në veri, por u penguan përsëri nga ukrainasit.” Megjithatë, raportet janë paraprake dhe më vonë priten reagime zyrtare.

Ndërkohë, OKB ka thënë sot se të paktën 816 civilë janë vrarë dhe 1,333 janë plagosur në Ukrainë, që nga nisja e konfliktit. Shumica e viktimave ishin nga armët shpërthyese të tilla si granatimet nga artileria e rëndë dhe sistemet e raketave me shumë lëshime, dhe sulmet me raketa dhe ajrore.

Ministri i Jashtëm i Rusisë është shprehur se çdo dërgesë armësh që hyn në Ukrainë do të jetë një objektiv “legjitim” për Rusinë, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS. “Ne e kemi bërë shumë të qartë se çdo ngarkesë që do të hyjë në territorin e Ukrainës, të cilën ne do ta konsiderojmë … armë, do të bëhet një objektiv legjitim”, është shprehur Lavrov në kanalin televiziv shtetëror RT.

Një numër vendesh të NATO-s kanë premtuar ndihmë ushtarake për Ukrainën, duke filluar nga dronët deri te raketat antitank.  Lavrov tha se sistemet e mbrojtjes raketore sovjetike dhe ruse, të cilat janë në dispozicion të disa vendeve të NATO-s, nuk mund të transferohen ligjërisht në vendet e treta, sipas TASS.

Më shumë


spot_img









spot_img