Ushtria ruse nisi një tjetër sulm në zonat kufitare të rajonit Sumy në Ukrainë.
“Rusët kanë nisur sulm në territorin e rajonit Sumy. Sipas informacioneve paraprake, ishte një sulm ajror,” postoi Administrata Ushtarake Rajonale në Facebook .
Siç u përmend, muri i një shtëpie dykatëshe u shkatërrua, qendra sportive u dëmtua shtëpi private u dëmtuan dhe dritaret në një kopsht fëmijësh u thyen si rezultat i goditjes në qytetin Seredyna-Buda, rrethi Shostka.
“Pasojat janë duke u sqaruar. Nuk raportohet ende për viktima,” shtoi administrata.
Siç raporton “Ukinform”, armiku bombardoi komunitetet Esman, Shalyhine, Seredyna-Buda në rajonin Sumy mbrëmë dhe mëngjesin e sotëm.