Rusia pretendon se trupat e saj kanë “çliruar plotësisht” sot fabrikën e rrethuar të çelikut, Azovstal në qytetin e Mariupolit, që gjendet në jug të Ukrainës.
Në një deklaratë për medie, zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, gjeneralmajor Igor Konashenkov, tha se “grupi i fundit prej 531 militantësh u dorëzua”, duke iu referuar luftëtarëve ukrainas, të cilët për disa javë i rezistonin sulmit rus në uzinë.
Më herët, komandanti ukrainas i Regjimentit Azov, nënkoloneli Denis Prokopenko, dha urdhër për të ndaluar mbrojtjen e qytetit të Mariupolit përmes një video-mesazh nga brenda fabrikës së çelikut Azovstal.
Grupi i fundit i mbrojtësve të regjimentit Azov , një grup i përbërë nga 531 persona, janë dorëzuar, sipas ministrisë ruse të mbrojtjes, raporton agjencia e lajmeve RIA.