Ushtria ruse raportohet se ka hyrë brenda qytetit të fortifikuar të Azovstalit në Mariupol.
Lajmin e bën me dije “Ukrainska Pradva”, duke raportuar se qindra civilë vijojnë të qëndrojnë të strehuar në tunelet nëntokësore të fabrikës së çelikut.
Kjo zonë ishte konsideruar si e vetmja pjesë e qytetit të Mariupolit që nuk kishte rënë ende nën kontrollin e forcave ruse. Aty ishin stacionuar ushtarët e batalionit “Azov”, 500 prej të cilëve ishin të plagosur.
Gjatë ditës së djeshme u mundësua evakuuimi disa grupeve të civilëve nga Azovstal.