Hapësire reklamuese

Bota

Ushtria ruse bombardon teatrin e Mariupolit, në oborr ishte shkruar "fëmijë" që avionët ta shikonin dhe mos qëllonin (FOTO)

Shkruar nga Newsbomb

Avionët bombardues rusë kanë qëlluar dje teatrin simbol të Mariupolit, ku ishin strehuar një numër i madh fëmijësh. Nuk dihet nëse ka viktima, ndërkohë që sipas mediave ndërkombëtare sot bëhet me dije se shumë njerëz po dalin sot, të gjallë.

“Pas një nate të tmerrshme pa e ditur, më në fund kemi një lajm të mirë nga Mariupol në mëngjesin e ditës së 22-të të luftës. Streha e bombës [e teatrit] ishte në gjendje të mbante. Gërmadhat kanë filluar të pastrohen. Njerëzit po dalin të gjallë”, ka shkruar Sergei Taruta, ish-kreu i rajonit të Donetsk.

Nuk është ende e qartë nëse kjo do të thotë se të gjithë ata brenda ndërtesës kanë mbijetuar. Qindra njerëz besohej se ishin strehuar në teatër. Këshilli i Qytetit të Mariupolit, duke publikuar një imazh të ndërtesës së shkatërruar, tha se forcat ruse kishin "shkatërruar me qëllim dhe në mënyrë cinike Teatrin e Dramës në zemër të Mariupol".

CNN ka verifikuar pamjet satelitore të kompanisë "MAXAR" dhe thotë se në të dyja anët e Teatrit ishte shkruar fjala fëmijë në rusisht, e dukshme nga qindra metra larg nga ajri. Kjo, në mënyrë që avionët bombardues të armikut ta shikonin dhe të mos qëllonin. Por, kjo nuk i ka penguar pilotët rusë të lëshojnë predha në Teatër.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu