Tirana
overcast clouds
12 ° C
12 °
12 °
87 %
3.6kmh
90 %
Pre
12 °
Sht
16 °
Die
20 °
Hën
20 °
Mar
20 °
E premte, 23 Prill, 2021
spot_img

USHTRIA në MBLEDHJE urgjente, Newsbomb.al mëson VENDIMIN: Të gatshëm të marrim në kontroll trafikun ajror në Rinas!

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Pak minuta më parë drejtuesit e ushtrisë ka zhvilluar një mbledhje të jashtëzakonshme përsa i përket situatës në aeroportin e Rinasit, ku prej mbrëmjes së djeshme greva e kontrollorëve ka pezulluar çdo fluturim.

Newsbomb ka mësuar vendimin që është marrë në mbledhje, ku drejtuesit e lartë të ushtrisë kanë shprehur gatishmërinë për të marrë nën kontroll trafikun ajror të Rinasit. Ky vendim do t’i paraqitet shefit të Shtabit, i cili do ia referojë ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi për të marrë vendimin përfundimtar.

Kontrollorët aktualë do të zëvndësohen me të paktën 8 kontrollorë të ushtrisë, të cilët do të kthejnë në normalitet trafikun ajror në Rinas dhe do të bëjnë të mundur rinisjen e fluturimeve.

Prej vitesh, një prezencë e Forcave të Armatosura pranë Aeroportit të Rinasit monitoron pa ndërprerje hapësirën ajrore të Shqipërisë përmes radarëve të specializuar për identifikimin e çdo mjeti ajror, civil, ushtarak apo sportiv.

Ndërkohë mësohet se pavarësisht gatishmërisë së ushtrisë, diçka e tillë është e pamundur, për shkak se kontrollorët e ushtrisë nuk janë të licensuar për aviacionin civil.

Këtë prag-zgjedhjesh, kemi hapur sondazhin për të parë se ku është mbështetja juaj ndaj partive dhe kandidatëve përkatës. Klikoni këtu për të votuar dhe për të aksesuar statistikat e deritanishme.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img