Tirana
broken clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
78 %
0kmh
75 %
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
33 °
Mar
34 °
Mër
31 °
E premte, 18 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Ushtria kineze inxhinieroi minj me mushkëri njerëzore për të testuar viruset vetëm pak para pandemisë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Shkencëtarët në ushtrinë kineze raportohet se kanë inxhinieruar në vitin 2019 disa minj me mushkëri njerëzore, që më pas të testonin lloje të ndryshme të viruseve te to.

Minjtë u inxhinieruan nëpërmjet teknologjisë “CRISPR” për modifikimin e gjeneve, dhe u përdorën në një studim për virusin SARS-CoV-2 që shkaktoi pandeminë e koronavirusit në mbarë botën.

Hetuesit me Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA, duke studiuar origjinën e pandemisë, përcaktuan se minjtë e referuar në studim u krijuan në verën e vitit 2019, vetëm disa muaj para shfaqjes së pandemisë.

Në raportin e tyre thuhet se ata kishin ‘zbuluar prova të rëndësishme’ që mbështesnin teorinë se COVID-19 kishte dalë nga një laborator, raportoi Vanity Fair.

Shi Zhengli, nga Instituti i Virologjisë në Wuhan, e njohur edhe si “guraja lakuriq nate” pasi ka studiuar viruset në to, thuhet se ka testuar të paktën dy koronaviruse të rinj te minjtë e “humanizuar” gjatë 3 viteve të fundit. Ajo hodhi poshtë pretendimet se COVID-19 ka rrjedhur nga një laborator në Institutin e Virologjisë në Wuhan.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img