Hapësire reklamuese

Bota

Ushtria izraelite shënjestron shtëpinë e liderit të lartë të Hamasit në Gaza

Shkruar nga Newsbomb
Ushtria izraelite shënjestron shtëpinë e liderit të

Ushtria izraelite thotë se ka bombarduar shtëpinë e liderit politik të grupit militant palestinez Hamas në një valë sulmesh ajrore në Rripin e Gazës.

Gjenerali Hidai Zilberman, një zëdhënës i ushtrisë, i tha radios së ushtrisë së Izraelit të dielën se ushtria synoi shtëpinë e Yehiyeh Sinwar, udhëheqësit më i lartë i Hamasit brenda territorit, i cili ka të ngjarë të fshihet së bashku me pjesën tjetër të grupit.

BBC shkruan se në shtëpinë e liderit Yehiya Sinwar është lëshuar një bombë. Nuk dihet ende nëse ka të lënduar.

Hamas dhe grupe të tjera militante kanë hedhur rreth 2,000 raketa në Izrael që nga e hëna e kaluar, kur tensionet u rritën mbi vendin e shenjtë në Jerusalem dhe dëbimi i kërcënuar i dhjetëra familjeve palestineze nga një lagje aty pranë.

Sondazh

Poll