Hapësire reklamuese

Bota

Ushtria izraelite merr në telefon administratorin e pallatit në Gaza: Sa kohë ju duhet të dilni se do e bombardojmë?! (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Ushtria izraelite merr në telefon administratorin e pallatit në Gaza:

Dje është bërë “shkrumb e hi” një pallat në Gaza, nga disa raketa të ushtrisë së Izraelit.

Mirëpo një video e Reuters po bën xhiron e rrjetit. Izraelitët para se ta bombardonin pallatin morën në telefon administratorin e tij duke i kërkuar që të evakuuonte banorët.

Siç shihet në pamjet që janë shpërndarë në mediat botërore, Jamal Nasman nuk dukej fare i frikësuar teksa fliste në telefon.

“Edhe sa kohë ju duhet? Dy ose tre orë? Ju thatë dy ose tre orë dhe më pas nuk duhet të ketë njeri aty? Të shkoj t’u them që të mos afrohet njeri? Në rregull, do të pres që të godisni. Të gjithë janë larguar nga godina, edhe ata të godinave përreth po qëndrojnë në rrugë. Nuk ka njeri brenda”, dëgjohet Nasman të thotë në telefon.

Ushtria izraelite akuzon Hamasin se po përdor civilët për t’u mbrojtur, ndërkohë që Izraelitët thonë se po bëjnë çmos që të mos lëndojnë civilë. Nga ana e banorëve në Gaza ka patur akuza se bombardimet bëhen pa paralajmërim.

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.