Hapësire reklamuese

Bota

Ushtria egjiptiane vret liderin e ISIS bashkë me 45 terroristë

Shkruar nga Newsbomb

Ushtria e Egjiptit ka njoftuar se ka vrarë një prej lidërve kryesorë të organizatës terroriste ISIS. Abu Duaa al-Ansari është vrarë gjatë bombardimeve në gadishullin e Sinait së bashku me 45 terrorsitë të tjerë.

Sulmet e ushtrisë vendase u përqëndruan në qytetin e Arish, duke shkatërruar armë dhe municione të kësaj organizate.

Gadishulli i Sinait në Egjipt njihet si strehë e ISIS, por qeveria është zotuar se nuk do ia lërë në dorë terroristëve. 

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.