Hapësire reklamuese

Foto e Ditës

Ushtari që u vetëflijua për të ngadalësuar tanket ruse

Shkruar nga Newsbomb
Ushtari që u vetëflijua për të ngadalësuar tanket ruse

Në një luftë ka viktima, por ka edhe të vetëflijuar për të ndihmuar atdheun që të jetë i liri. Kështu është rasti edhe një ushtari ukrainas që doli vullnetarë për të shembur urën që mos kalonin rusët me tanke, duke hedhur edhe veten në erë.

Ura ishte e minuar dhe gati për t’u hedhur në erë, mirëpo, një autokolonë ruse po kalonte mbi të dhe koha ishte e pamjaftueshme për ta shpërthyer në mënyrë të telekomanduar. Në atë çast, Vitaliy Volodymyrovich një ushtar i ri në moshë, thirri në radio njësinë e tij operative.

Ai tha se do të dilte vetë vullnetar për të shpërthyer urën që rusët mos kalonin. Vepra e tij heroike ngadalësoi ndjeshëm avancimin e armikut, duke lejuar njësinë të ri-vendoset dhe të organizojë mbrojtjen e saj.

Ushtari i dha lamtumirën shokëve të tij dhe më pas aktivizoi eksplozivin në mënyrë manuale, duke hedhur urën në erë dhe duke i prerë rrugën autokolonës.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll