Një burrë në Korenë e Veriut është djegur aksidentalisht gjatë testit të një rakete balistike ndër kontinentale.
Testi i raketës u krye në 29 nëntor të këtij viti, por gjatë videos propagandistike të publikuar nga televizioni shtetëror, duket një punëtor që i kthen kurrizin flakëve në tentativë për të shpëtuar.
Ai përfshihet nga flakët dhe digjet plotësisht. Video është edituar më pas nga autoritetet koreanoveriore të cilët e kanë hequr këtë pjesë.