Hapësire reklamuese

Rajoni

Ushtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë stërviten bashkë, para garës ndërkombëtare

Shkruar nga Newsbomb
Ushtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë stërviten

Ekipet përfaqësuese të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, kanë zhvilluar një stërvitje të përbashkët në Kosovë, para garimit në një ushtrim ndërkombëtar që mbahet në Uells.

Dy ekipet ushtarake nga shtetet shqiptare do të marrin pjesë në stërvitjen më të famshme të patrullimit ushtarak ndërkombëtar “Cambrian Patrol 2022”.

“Së bashku gjithmonë më të fortë dhe më të suksesshëm”, shkruan ndër të tjera Ministri i Kosovës Armend Mehaj. Po ashtu, ka reaguar dhe ministri Niko Peleshi, i cili thekson se trupat do marshojnë për 48 orë, rreth 70 km dhe me 45 kg pajime.

Stërvitja Cambrian Patrol është ngjarja kryesore patrulluese e Ushtrisë Britanike e cila mbahet në Uells dhe organizohet nga Brigada e 160-të (Uells) e Shtabit. Ajo do të zhvillohet nga datat 7 - 16 tetor 2022 dhe do të marrin pjesë ushtarë nga dy vendet tona.

Qëllimi është të ofrojë një stërvitje sfiduese patrullimi të klasit botëror në mënyrë që të përmirësojë aftësinë operacionale të forcave ushtarake nga të gjitha shtete, të cilat marrin pjesë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll