Hapësire reklamuese

Bota

Ushtarë të vrarë dhe civilë të plagosur, tensionohet situata në Donbass të Ukrainës pas bombardimit të kopshtit

Shkruar nga Newsbomb

Situata në rajonin e Donbasit në Ukrainë është tensionuar ditën e sotme pasi predhat kanë rënë mbi një kopësht këtë mëngjes.

Një ushtar ukrainas raportohet se ka humbur jetën ndërsa dy civilë kanë mbetur të plagosur. Fillimisht pati akuza nga Kremlini dhe Kievi, se kush ishte përgjegjës për bombardimin e kopështit në rajonin e kontrolluar nga separatistët pro-rusë.

Autoritetet në perëndim ngrenë alarmin se kjo situatë po përdoret nga Rusia si pretekst për të pushtuar vendin.

Vetëm një ditë më parë, deputetët rusë i kërkuan presidentit Vladimir Putin të njohë pavarësinë e Donetskut dhe Luhanskut, dy rajone që kontrollohen nga separatistët. Kujtojmë se Rusia akuzon ushtrinë ukrainase për masakra të kryera në këto rajone dhe pretendon se aty gjenden edhe varre masive.

Aktualisht raportohet se ushtria ruse është duke iu përgjigjur me zjarr rebelëve pro-rusë.

Sondazh

Poll