Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ushtaraku kthehet nga Afganistani dhe i bën surprizë familjes, Xhaçka publikon videon emocionuese

Shkruar nga Newsbomb

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka ndarë një video emocionuese në rrjetet sociale.

 

Ministrja shpjegon se reshteri Ervin Todo është kthyer nga misioni i tij në Afganistan dhe i ka bërë një surprizë të bukur familjes së tij.  

"Në ditë të bekuara si kjo e sotmja, gjithkush mezi pret të kthehet në shtëpi e të përqafojë familjen. Rreshter Ervin Todo, bashkë me 65 djemtë tanë me mision në Afganistan, pas 6 muajsh mungese dhe në përfundim të misionit të tyre, sot po i bashkohet tryezës së festave. Rreshter Todo nga Batalioni i tretë i Këmbësorisë në Poshnje, surprizoi dy djemtë e tij, bashkëshorten dhe familjen e tij të madhe, duke na emocionuar të gjithëve.

Krishtlindje të bardha për të gjitha familjet shqiptare!", shkruan ministrja.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu