Hapësire reklamuese

Rajoni

Ushtarakët shqiptarë në KFOR deri në 2027, veç pagës mujore dhe 120 mijë lekë në ditë

Shkruar nga Newsbomb

Ushtarakët shqiptarë që janë pjesë e Forcave të Armatosura që shërbejnë e do të shërbejnë në vazhdim në misionin paqeruajtës të KFOR në Kosovë, do të marrin 120 mijë lekë të vjetra në ditë për angazhimin e tyre, veç pagës mujore, shkruan newsbomb.al.

Qeveria shqiptare ka miratuar këtë të mërkurë, datë 20 Mars disa ndryshime që ka bërë në vendimin e vitit 2024 “Për pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në operacionin ushtarak ndërkombëtar KFOR, Kosovë”.

Këshilli i Ministrave ka vendosur të shtyjë kohëzgjatjen e angazhimit të trupave shqiptare në këtë mision, nga 31 Dhjetori 2024 që është aktualisht, deri në 31 Dhjetor 2027, shkruan newsbomb.al. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, do përballohen nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes.

Vendimi per kohezgjatjen e qendrimit te trupave shqiptare ne KFOR Vendimi per kohezgjatjen e qendrimit te trupave shqiptare ne KFOR

Forca e Kosovës (KFOR) është një forcë paqeruajtëse ndërkombëtare e udhëhequr nga NATO në Kosovë. Operacionet e saj po zvogëlohen gradualisht derisa Forca e Sigurisë së Kosovës, e themeluar në vitin 2009, të bëhet plotësisht e aftë të kontrollojë territorin e vendit.

KFOR-i hyri në Kosovë më 11 qershor 1999, një ditë pasi Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi Rezolutën 1244 të KS të OKB-së. Ai fokusohet në ndërtimin e një mjedisi të sigurt dhe garantimin e lirisë së lëvizjes nëpër gjithë territorin e Kosovës për të gjithë qytetarët, pavarësisht nga origjina e tyre etnike.

Nje stervitje e trupave te KFOR ne Kosove Nje stervitje e trupave te KFOR ne Kosove

Aktualisht, 27 shtete kontribuojnë në KFOR, me një forcë të kombinuar prej rreth 3,800 personelit ushtarak. Në kulmin e angazhimit, trupat e KFOR-it përbëheshin nga 50,000 burra dhe gra që vinin nga 39 vende të ndryshme të NATO-s dhe jo-NATO-s. Gradualisht KFOR-i po i kalon përgjegjësitë tek Policia e Kosovës dhe autoritetet tjera lokale.

© Newsbomb.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese