
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka gjobitur një njësi prodhimi dhe përpunimi të qumështit dhe nënprodukteve të tij, një restorant si dhe një njësi tregtimi të produkteve ushqimore.
Në të tre subjektet janë konstatuar probleme me sigurinë ushqimore.
Ushqimet e pasigurta në fabrikën e qumshtit, restorantin si dhe supermarketin me ushqime janë konstatuar gjatë kontrolleve të ushtruar në të gjithë vendin.
AKU ka bllokuar një sasi qumështi me destinacion asgjësimin, si ushqim i pasigurt. Ndërsa në dy subjektet e tjera janë konstatuar mungesë e dokumentacionit në sistemin e vetëkontrollit HACCP dhe mangësi në etiketim.
Për këto shkelje të konstatuara trupat inspektuese kanë vendosur masat administrative me “gjobë” në vlerën 500 000 lekëve.