Ursula von der Leyen është zgjedhur presidente e Komisionite Europian.
60-vjeçarja, nënë e 7 fëmijëve është e para presidente femër e Komisionit Europian pasi arriti të sigurojë 383 vota pro, pak më tepër se gjysma e anëtarëve të Parlamentit Europian. Ajo zëvendëson në këtë post Jean Claude Juncker dhe pritet të marrë postin e lartë në 1 nëntor.
Von der Leyen deklaroi pak ditë më parë se do të mbështesë çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
“Do të kemi një Europë me klimë neutrale. Një Europë më tepër sociale dhe kompetitive. Një Europë që nuk e çon dëm potencialin e plotë. Një Europë që ka një impuls të ri për demokracinë europiane dhe që mbron mënyrën tonë europiane të jetesës”, premtoi në fjalimin e fundit përpara votimit në Strasburg.
Lexo edhe: Nënë e 7 fëmijëve, kush është ministrja e Mbrojtjes që pritet të bëhet presidente e KE (PROFIL)
Votimi: