Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Ursula von der Leyen: Ndërprerja e gazit rus në Poloni dhe Bullgari është provokim e veprim agresiv

Shkruar nga Newsbomb
Ursula von der Leyen: Ndërprerja e gazit rus në Poloni dhe Bullgari

Vendimi i Rusisë për të ndërprerë furnizimin me gaz në Poloni dhe Bullgari është një veprim agresiv dhe provokim i hapur. Kështu u shpreh presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

"Ne do të sigurojmë që vendimi i Gazprom të ketë ndikimin më të vogël të mundshëm tek konsumatorët evropianë", tha ajo në një konferencë për shtyp këtë të mërkurë.

Shefja e Bashkimit Europian paralajmëroi gjithashtu ofruesit evropianë të energjisë, që janë kundër kundër respektimit të kërkesave ruse për të paguar gazin e tyre në rubla, duke thënë se kjo ka shumë të ngjarë të ishte një shkelje e sanksioneve të BE-së.

“Për të paguar në rubla, nëse kjo nuk është parashikuar në kontratë, është shkelje e sanksioneve tona", u shpreh von der Leyen.

Ajo tha se kompanitë pa kontrata që specifikojnë pagesën në rubla, nuk duhet të dorëzohen në kërkesat ruse pasi do të ishte "rrezik i lartë" për ta.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll