Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Ursula von der Leyen kërkon votën e eurodeputetëve, sulmohet nga britanikët

Shkruar nga Newsbomb
[caption id="attachment_260856" align="alignnone" width=""]Kandidatja për presidente e KE, Ursula von der Leyen[/caption]

Kandidatja për presidente e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, ka mbajtur sot fjalimin më të rëndësishëm të karrierës së saj, në tentativë për të bindur deputetët e Parlamentit Europian t’i japin votën.

Ministrja e Mbrojtjes gjermane, 60-vjeçarja von der Leyen do të zëvendësojë Jean Claude Juncker si president i Komisionit Europian nëse siguron votat e mjaftueshme në Strasburg.

“Sekreti i lumturisë është liria. Sekreti i lirisë është kurajo. Së bashku le të kemi kurajo”, iu drejtua ajo ligjvënësve duke cituar historianin helen Tukididi.

Nëse nëna e 7 fëmijëve humbet sot, europa rrezikon të përballet me një krizë mes parlamentit dhe 28 vendeve anëtare. Në rast se ajo siguron votat, do të jetë e para femër në krye të Komisionit Europian, dhe nis punën në nëntor të këtij viti.

“Do të kemi një Europë me klimë neutrale. Një Europë më tepër sociale dhe kompetitive. Një Europë që nuk e çon dëm potencialin e plotë. Një Europë që ka një impuls të ri për demokracinë europiane dhe që mbron mënyrën tonë europiane të jetesës”, premtoi ajo.

Von der Leyen tha se do të dorëhiqet nga kabineti qeveritar i Angela Merkel, pavarësisht nëse fiton ose jo. Ajo ka mbështetjen e të Gjelbërve, por ekstremi i majtë nuk e mbështet. Megjithatë votimi do të jetë sekret, ndaj edhe mund të priten surpriza.

Deputetët britanikë të BREXIT nuk ishin aspak të kënaqur, pasi Von der Leyen tha se do të zgjasë anëtarësimin e Mbretërisë së Bashkuar deri pas 31 tetorit.

'Unë jam gati për një zgjatje të mëtejshme të datës së largimit nga BE, duhet të kërkohet më shumë kohë për një arsye të mirë'. Udhëheqësi i partisë Brexit, Nigel Farage, e akuzoi Von der Leyen se donte të ndërtonte 'një formë të centralizuar, jodemokratike dhe të azhurnuar të komunizmit, ku parlamentet e shteteve anëtare do të pushonin së ekzistuari”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed