Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Urimi i Niko Peleshit për ditëlindjen e PS: Sot jemi para sfidave të reja

Shkruar nga Newsbomb

Ish-ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi uron ditëlindjen e Partisë Socialiste, për të cilën thotë se është e vetmja forcë politike e së majtës në Europën Lindore që jo vetëm mbijetoi por sot pas 3 dekadash, është forcë qeverisëse me mbi 50% mbështetje elektorale.

Megjithatë në urimin e tij në rrjetet sociale, Peleshi e vë theksin edhe te sfidat e reja që e presin këtë forcë politike. Postimi i plotë:

GËZUAR PSSH!

Partia Socialiste e Shqipërisë është e vetmja forcë politike e së majtës në Europën Lindore që jo vetëm mbijetoi por sot pas 3 dekadash, është forcë qeverisëse me mbi 50% mbështetje elektorale.

Kjo histori suksesi tregon forcën e sistemit të vlerave rreth së cilës ngjizet një organizatë. Në këtë rrugëtim të vështirë PSSH ndryshoi në mënyrë të vazhdueshme dhe shpesh të guximshme, por asnjëherë nuk i dorëzoi disa vlera që qëndrojnë në embrionin e vet, respektin për simbolet identitare kombëtare, evokimin e sakrificave të shqiptarëve në histori, vlerësimin e kontributit të veteraneve të luftës dhe solidaritetin njerëzor.

Vlerat e reja qytetare europiane u bënë qasja e re dhe motivi i modernizimit dhe emancipimit të partisë. Nuk është rastësi që flamuri i ambicjes për një sistem të rinovuar të drejtësisë në rrugën e ndërtimit të shtëtit të se drejtës, është në duart e PSSH, që prej 6 vitesh qeveris vendin.

Sot jemi para sfidave të reja.

Forcat europiane politike po rreshtohen gjithnjë e më tepër në dy skalione të reja, nacionalistë vs. globalistë/europianistë. Keto zhvillime na sfidojnë edhe ne.

Teknologjitë e reja të komunikimit kanë ndryshuar rrënjesisht shpejtësinë e aksesit dhe mundësinë e përfshirjes në vendimmarrje. Struktura kapilare e organizimit të forcës sonë politike na ka dhënë gjithmonë avanatazh në komunikimin më shpejt dhe më mirë të mesazhit. Por tani me anë të teknologjive të reja të komunikimt këtë avantazh mund ta ketë me kosto të ulët cdo organizatë politike apo private.

Po hyjmë në një fazë të re.

Kriza politike e kësaj vere mbase është e domosdoshme për të kapërcyer në kete fazë të re. Rreth nesh ka forca që nuk po e kapërcejnë dot të shkuarën.

Per t’ia dalë mbanë na duhet të frymezohemi nga ëndrrat e fëmijeve, nga e ardhmja europiane.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll