Hapësire reklamuese

Politikë

Urimi i Alibeajt për sesionin e ri: Puna e mbarë dhe jetë të shkurtër këtij parlamenti!

Shkruar nga Newsbomb
Urimi i Alibeajt për sesionin e ri: Puna e mbarë dhe jetë të

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka mbajtur një fjalë të shkurtër gjatë seancës së parë të sesionit të ri parlamentar, teksa nuk ka kursyer thumbimet ndaj maxhorancës.

Alibeaj tha se parlamentit, që sipas tij është produkt i zgjedhjeve të vjedhura, mund t’i urojë vetëm “punë të mbarë dhe jetë të shkurtër”

“Ne zgjodhëm që sot të bëjmë publike prioritet tona. Punë e mbarë thuhet sa herë fillon një sesion i ri parlamentar, por çfarë mund të thuhet puna e mbarë për këtë parlament? Për ligjet e bëra me shpejtësi, me porosi? Për mbylljen e zërit të opozitës?

Punë e mbarë për këto çështje nuk mund të ketë. Ky parlament është produkt i zgjedhjeve të vjedhura. Nuk ka sesi të mundet të ketë një sjellje të mirë, në shërbim të shqiptarëve. Shqiptarët nuk e shohin këtë sallë si vendin ku flitet për ekonominë, hallet e tyre. Punë e mbarë dhe jetë të shkurtër këtij parlamenti”, deklaroi Alibeaj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu