Tirana
few clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
47 %
5.1kmh
20 %
Pre
25 °
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
33 °
Mar
35 °
E premte, 18 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

‘Urime të gjithë qytetarëve dhe klasës politike të Kosovës’, Meta: Shembull i shkëlqyer i besimit te demokracia dhe vota e lirë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

078b8072b8631920abb69fbd8e50b19c

Presidenti Ilir Meta ka uruar të gjithë qytetarët dhe klasat politike në Kosovë për shembullin e demokracisë dhe votës së lirë.

Meta me anë të një postimi në rrjetet sociale shprehet se Kosova hapi një faqe të re në rrugëtimin e saj europian dhe konsolidimit të shtetit demokratik.

Ndër të tjera Kreu i Shtetit ka përshëndetur pjesmarrjen e lartë të qytetarëve ë votime, të cilët sfiduan kushtet e vështira atmosferike dhe pandeminë COVID-19.

“Urime të gjithë qytetarëve dhe klasës politike të Kosovës për shembullin e shkëlqyer të besimit te demokracia dhe vota e lirë, si dhe për standardet e suksesshme të arritura në zgjedhjet e djeshme parlamentare.

E përshëndes pjesëmarrjen e lartë të qytetarëve në votime, të cilët sfiduan kushtet e vështira atmosferike dhe pandeminë COVID-19, për të marrë në dorë fatet dhe për të vendosur të ardhmen e tyre.

Kosova hapi një faqe të re në rrugëtimin e saj europian dhe konsolidimit të shtetit demokratik.

Urojmë, që institucionet e reja, që do të formohen përmes bashkëpunimit, të udhëheqin me sukses shtetin e Kosovës për të fituar sfidat e të ardhmes,” shkruan Meta.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img