Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
54 %
1kmh
0 %
Mër
28 °
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
43 °
E mërkurë, 28 Korrik, 2021

Urime të gjithë besimtarëve myslimanë festën e Fitër Bajramit!

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Edhe sot, si jete e mot, mehalla jone asht ba nuse! n’tana shpijat jane dhezun kandilat! Nanat me perparese nden duar mbajne kusi me jahni! Hallat e kane gatitun tespishten e tezet po i shohin hajmaliat’ e bakllaves ne e kane perthithun’ tamam sherbetin !

Djemte tone jane vnu n’aksion me i sos’ pazaret e mrama! Dikund me zhurme, e dikund me gaz, duket ashiqare se asnji zemer s’ka ma maraz!

Sonte, shehri po xixellon prej t’qeshunave tane jete! m’bahet se Zani i nalte i zemrave t’rrotullueme n’rranjet e Dashnise, per 30 net’ rresht e ka shijue n’kup sherbetin e Pafunsise!

Ca ma pare, çikat e paqtuen sokakun me uje t’kulluem! Tash, djemte po i vaditin kalldremet e perzhituna n’mall! Perdet ere-jargavani pale-pale, tulaten bute e bute per me i ba vend’ nurit qe derdhet prej xhanit t’njerezise!

Sonte, mënitë e randueme n’hater, jane troshitun! Krahnori i andrrimtareve s’asht ma i venitun! Krejt tahmaja qenka krasitun, e nji cep Shpirti n’rreze t’Hanes u avitun!

* me e harru veten, veç per hater t’Dashnise’

asht me ju ba dost filizit t’Vetmise!

ne ma t’amlat uri’ qe t’rrisin deri n’Perjetni!

/Fjolla Spanca

Më shumë

spot_img
spot_img