Hapësire reklamuese

Politikë

“Urime e dashur Liz”, Olta Xhaçka poston foton me kryeministren e re të Britanisë

Shkruar nga Newsbomb
“Urime e dashur Liz”, Olta Xhaçka poston foton me
Në 12.30 ditën e sotme u zgjodh liderja e re e partisë Konservatore në Britaninë e Madhe e cila nesër do të marrë detyrën  e kryeministres së vendit ishullor. Menjëherë pas zgjedhjes së saj, ka ardhur reagimi i parë nga Shqipëria, ku ministrja e Jashtme Olta Xhaçka qe e ka takuar më parë kur mbante pozicionin e sekretares së jashtme të Britanisë, ka shfrytëzuar foton dhe ka publikuar mesazhin në rrjetet sociale. “Shumë urime e dashur Liz Truss. Shumë sukses në misionin tuaj të ri. Nën lidershipin tuaj shpresoj që avancojmë bashkëpunimin dhe partneritetin ndërmjet vendeve tona”, shkruan Xhacka. Kujtojmë se ky urim vjen në një kohë që Britania po ankohet gjithmonë e më shumë për valën e emigrantëve ilegalë që hyjnë në Ishull dhe janë me origjinë shqiptare. Lexo edhe: Liz Truss zgjidhet kryeministrja e re e Britanisë së Madhe Lexo edhe: Nga idhulli Margareth Thacer, tek ndryshimi i qëndrimit për Brexit, kush është kryeministrja e re e Britanisë

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu