Tirana
clear sky
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
88 %
1kmh
0 %
Mër
24 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
29 °
Die
29 °
E mërkurë, 22 Shtator, 2021
spot_img

Urgjente, 4 vjeçarja nga Elbasani bie në ujë të valuar, familja apel të fortë: Vajza është komplet e fashuar, ilaçet kushtojnë 600 mijë lekë

spot_img

Lajme të ngjashëm

07fa35be0042bd022771c7f61fada5b8

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan, ku një vajzë vetëm katër vjeçe është djegur, pasi ka rënë në ujë të valuar.

Një apel i fortë vjen nga xhaxhai i saj para spitalit të djegie-plastikës, ku ndodhet e shtruar vajza. Ai thotë se vogëlushja ka nevojë për ilaçe por ato nuk ndodhen në spital dhe kushtojnë 600 mijë lekë të vjetra. Familja e ka të pamundur që t’i blejë pasi jetojnë vetëm me ndihmë ekonomike.

Vajza e vogël e cila quhet Bukurie Kurti, aktualisht është lidhur komplet me fasha për shkak të djegies së rëndë.

“Këto ilaçet që më dha doktoresha kushtojnë shumë, dhe unë si ëprballoj dot se ketoj me ndihmë ekonomike. Elbasani ma nisi në Tiranë, është djegur me ujë në valë.  Ilaçet kushtojnë 600 mijë lekë. Kushtojnë shumë lekë më tha doktoresha nuk ke mundësi ti blesh.

Skam asnjë lloj ndihme. Nusja e vëllait është shtatzane dhe rri te fëmija atje se qan. Imagjino të rrijë gruaja shtatzënë se dua sa më shpejt ta çoj në shtëpi. Fëmija është lidhur komplet me fasha,  ska asnjë rrobë në trup është i lidhur komlet me fasha.

Këto thirrje ua drejtoj ministrit, kryeministrit dhe Taulant Ballës deputetit të zonës. Rrëshkiti te bombula dhe ra në ujë komplet”, tha xhaxhai i saj.

Më shumë

spot_img