Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
68 %
1.5kmh
0 %
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
34 °
Mar
35 °
Mër
37 °
E shtunë, 19 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Urgjenca Kombëtare ngre alarmin: Po rritet numri i të infektuarve në moshat 15-35 vjeç, është shtresa më aktive dhe e pakujdesshme

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

90db043b95f1da3705c5932aa8255de0

Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore ka ngritur alarmin për shkak të shtimit të infektimeve në moshat 15-35 vjeç.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, QKUK thotë se kjo grupmoshë është më aktive dhe e pakujdesshme, ndaj edhe numrat e infektimeve janë në rritje.

Ndërkohë sipas shifrave të publikuara, gjatë muajit janar drejt numrit 127 kanë mbërritur 52 mijë thirrje, 9500 prehj të cilave kanë qenë për COVID.

Postimi i plotë:

Rreth 52000 thirrje janë regjistruar vetëm gjatë muajit JANAR drejt numrit unik 127, pranë Njësisë së Koordinimit në Qendrën Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, 9500 prej të cilave kanë qenë thirrje COVID. Gjithashtu, janë regjistruar nga rreth 1800-2000 në ditë, nga te cilat rreth 390-400 në ditë kanë qenë COVID. Vetëm gjatë muajit janar nga ekipet e terrenit të urgjencës mjekësore, janë kryer rreth 12000 misione, 2600 prej të cilave kanë qenë misione COVID. Ajo që mbetet për tu shqetësuar në këto momente është rritja e numrit të të infektuarve në moshat 15-24; 25-35 vjeç. Është është shtresa më aktive dhe e pakujdesshme. Ka rritje të numrit të infektuarve te të rinjtë.

Duke parë nr në rritje të infektimeve QKUM, ju bën thirrje të respektoni rregullat bazë për të mbrojtur veten tuaj dhe të tjerët nga COVID-19. Të respektoni distancën dhe të mbani maskë, të lani shpesh duart dhe të distancoheni nga grumbullimet.

Por çfarë duhet të bëni nëse simptomat tuaja #COVID19 janë të lehta ose mesatare?

Qëndroni në shtëpi

Mos përdorni #antibiotikë

Pushoni, ushqehuni, pini normalisht

Telefononi 127 ose mjekun tuaj të familjes nëse simptomat tuaja përkeqësohen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img