Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
73 %
2.1kmh
0 %
Pre
32 °
Sht
29 °
Die
30 °
Hën
27 °
Mar
21 °
E premte, 17 Shtator, 2021

Urë e re mbi Lanë, Veliaj krah Majkos: Dhuratë për banorët

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko inspektuan urën e re pranë Pallatit me Shigjeta, duke e cilësuar ndërtimin e saj si një dhuratë për banorët e zonës.

“Është një gëzim shumë i madh, që dhuratë e Bashkisë së Tiranës për komunitetin e Njësisë 5 dhe 7, bëhet një urë këmbësore që lidh këto dy komunitete. Nëse do ishin qytete, Njësia 5 dhe Njësia 7 do të ishin qytetet e dyta të Shqipërisë pas Tiranës, ndaj për këtë arsye lidhja e një hapësire nga NSHRAK-u e deri te Pallati me Shigjeta me një urë këmbësore është e jashtëzakonshme”, tha Veliaj.

Ndërtimi i urave të dedikuara për këmbësorët mbi Lumin e Lanës në kryeqytet ka qenë një kërkese e banorëve.

“Ka banorë që punojnë nga njëra anë e Lanës te tjetra, ka banorë që shkojnë në shkollë, që bëjnë pazarin apo kryejnë vizitat e tyre; ura lidh dy hotele të rëndësishme, një hotel ndërkombëtar me një hotel shqiptar, pra ka edhe turizëm, edhe biznes që zhvillohet në këtë zonë. Ndaj, më vjen mirë që, nga koha kur kërkesa është bërë për herë të parë në vitet 1998-2000, pothuajse pas 20 vitesh, kemi ndërtuar urën e tretë mbi Lanë. Filluam me urën tek ish ekspozita “Shqipëria Sot”, vazhduam me urën për makinat tek NSHRAK-u, dhe tani kemi një urë të tretë midis Pallatit me Shigjeta dhe NSHRAK-ut, vetëm për këmbësorët”, shtoi ai, teksa shprehu besimin se sa herë shqiptarët mobilizohen, mund të bëhen gjëra të dobishme për qytetin.

“Është një urë e një cilësie jashtëzakonisht të lartë, me ndriçim led, që do të thotë se kur ne shqiptarët mobilizohemi dhe gjejmë ura bashkëpunimi, mund të bëjmë urë, mund të bëjmë unazë, mund të bëjmë Pazar, mund të bëjmë shesh, mund të bëjmë kënde lojërash”, tha Veliaj.

Duke theksuar se e ardhmja e Tiranës varet nga bashkëpunimi, kryebashkiaku Veliaj kërkoi prej banorëve të kryeqytetit mbështetje për projektet publike. “Thirrja ime për të gjithë qytetarët është: Na duhet bashkëpunimin, na duhet energji pozitive, inkurajim për çdo projekt publik. Ndaj, edhe jam i lumtur që edhe 100 metra më poshtë ku ka filluar projekti i Unazës, kemi një bashkëpunim total nga qytetarët, si nga tepelenasit, si nga tropojanët, si nga korçarët, si nga kuksianët. Fakti që të gjithë kemi kuptuar se pavarësisht se çfarë ka ndodhur në 20 apo 30 vitet e fundit, e ardhmja e Tiranës varet vetëm nga bashkëpunimi ynë, ky është një lajm shumë i mirë”, deklaroi Veliaj.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img