Në një e-mail të siguruar nga opinion.al, i thuhej se kishte një tjetër urdhër nga Ministria e Shëndetësisë, për mbylljen e çerdheve, kopshteve dhe shkollave në datat 16, 17, 18, 19, 20 janar 2017.
Lajmi bëri xhiron e të gjitha portaleve dhe alarmoi shumë prindër të revoltuar me këtë vendim. Por vjen reagimi nga vetë ministri Ilir Beqja. Beqja thotë për News 24 se nuk e ka parë të plotë shkresën që qarkullon së nuk ndodhet në Tiranë por pohon se nuk ka firmosur asnjë shkresë.
Ka një urdhër ose propozim nga Ministria e Shëndetësisë për shtyrjen e shkollës?
Ilir Beqja: Nga ne nuk ka propozim.
Po për shkresën qe qarkullon çfarë mund të thoni?
Ilir Beqja: Nuk jam Tiranë e nuk e kam parë të plotë, por unë nuk kam firmosur gjë ndryshe nga dy herët e tjera. Ajo shkresë është një ëord i shkruar dhe s’ka asgjë të ngjashme me urdhrat e mi zyrtare.
Nga Ministria e Shëndetësisë deri tani kanë dalë dy urdhhra për shtyrjen e afatit të rifillimit normal të procesit mësimor në kopshte e shkolla.