Tirana
broken clouds
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
2.6kmh
75 %
Hën
12 °
Mar
9 °
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
15 °
E hënë, 29 Nëntor, 2021
spot_img

URDHRI: Studentët e pavaksinuar nuk futen në auditor, pedagogët pa certifikatë Covid do bëjnë tampon një herë në javë, të tjerët mësim online

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një javë më parë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka firmosur urdhrin për pjesëmarrjen e studentëve dhe pedagogëve në auditore. Sipas urdhrit që mban datën 24 shtator, studentët e pavaksinuar nuk do të futen në auditor.

Po ashtu, pedagogët të cilët janë dhe vetë të pavaksinuar, duhet të paraqesin një herë në javë një tampon negativ në intitucionet ku punojnë. Për studentët që nuk janë të vaksinuar, urdhri thotë se Univeristeti duhet të marrë masa për mësimin në kushte të tjera.

Dje, këtij urdhri të firmosur një javë më parë, i është bërë një ndryshim në një nga pikat e tij, i publikuar në Fletoren Zyrtare, sipas të cilit thuhet se:

– Studentët duhet të paraqesin certifikatën e vaksinimit COVID-19 apo kartën e vaksinimit, për të hyrë në institucionet e arsimit të lartë, duke filluar nga data 11.10.2021.”

Referuar urdhrit, institucionet arsimore duhet të identifikojnë personelin e institucionit arsimor dhe studentët që kanë depozituar Certifikatën e Vaksinimit COVID-19 apo kartën e vaksinimit dhe të raportojnë pranë Institutit të Shëndetit Publik informacion mujor mbi identifikimin e kryer.

Përjashtim nga rregullat e përcaktuara në këtë urdhër bëhet vetëm për rastet që kanë indikacion mjekësor të përcaktuar me dokument mjekësor për mosaplikimin e vaksinës.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img