Tirana
broken clouds
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
67 %
1.5kmh
75 %
Enj
12 °
Pre
14 °
Sht
15 °
Die
12 °
Hën
15 °
E enjte, 1 Dhjetor, 2022

Urdhri për gazetarët, SPAK: Ia dërguam vetëm njërit se nxori sekretin hetimor! Po kërkojmë personin që dha dëshminë e Dumanit

spot_img

Lajme të ngjashëm

Prokuroria Speciale ka reaguar për një dokument që u shpërnda sot në media, se SPAK kishte lëshuar një urdhër të posaçëm për gazetarët, se nëse do të nxirrnin të dhëna që përbënin sekret hetimor do përballen me ligjin.

Kjo shkresë nxiti reagime të shumta sot, mes vetë gazetarëve por dhe nga politika. Këto reagime kanë bërë që SPAK të dalë me një sqarim zyrtar, duke bërë me dije se shkresa i është dërguar personalisht vetëm një gazetari. Pra sipas organit të akuzës, nuk është urdhër për median, por vetëm për një gazetar që ka nxjerr dëshminë e Nuredin Dumanit.

Ndërkohë, në dokumentin zyrtar bëhet me dije se vetë Prokuroria Speciale ka nisur hetimet mes radhëve të saj për të gjetur personin që ka dhënë dëshminë e të penduarit të drejtësisë, dhe si është shpërndarë ajo më vonë në persona të tjerë.

“Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, po kryen te gjitha veprimet hetimore të nevojshme  për  të sqaruar rrethanat  në të cilat informacioni  hetimor sekret është  transmetuar  tek personat që më pas e kanë publikuar atë, me qëllim vënien përpara përgjegjësisë të personit/personave që ka/kanë nxjerrë sekretin hetimor.

Ne mirëkuptojmë interesin e mediave për informimin e opinionit publik, por ky interes nuk mund dhe nuk duhet të cënojë një hetim të filluar dhe as sigurinë publike apo individuale të personave emrat e të cilëve janë përmenduar gjatë hetimit, i cili  vazhdon”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Prokurorisë Speciale, përcjell newsbomb.al.

NJOFTIM PËR SHTYP – SPAK

Nisur  nga  interpretimet e bëra në media, lidhur me urdhërin  e prokurorëve të  Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, datë 14.06.2022 “Për ruajtjen e sekretit, ndalimin e publikimit  të akteve dhe përmbajtjes  së tyre’’ sqarojmë se;

Ky urdhër i është komunikuar në datën 16.06.2022 gazetarit E.Q, kundrejt nënshkrimit për marrjen dijeni,  pasi gazetari  ka publikuar disa te dhëna sekrete, që shkonin përtej vendimit të gjykatës me objekt  caktimin e masave të sigurimit personal ‘’arrest në burg’,  në kuadër të procedimit penal nr.75/2022 dhe që në përputhje me nenin 295/a/4 të Kodit Penal përbëjnë akte sekrete  të procedimit penal nr.75/2022.

Sqarojmë se Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, këtë urdhër  ia ka adresuar  vetëm një gazetari dhe për arsyen konkrete të sipërcituar.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, po kryen te gjitha veprimet hetimore të nevojshme  për  të sqaruar rrethanat  në të cilat informacioni  hetimor sekret është  transmetuar  tek personat që më pas e kanë publikuar atë, me qëllim vënien përpara përgjegjësisë të personit/personave që ka/kanë nxjerrë sekretin hetimor.

Ne mirëkuptojmë interesin e mediave për informimin e opinionit publik, por ky interes nuk mund dhe nuk duhet të cënojë një hetim të filluar dhe as sigurinë publike apo individuale të personave emrat e të cilëve janë përmenduar gjatë hetimit, i  cili  vazhdon.

Më shumë




spot_img








spot_img