Tirana
broken clouds
21 ° C
21 °
21 °
52 %
3.6kmh
75 %
Pre
21 °
Sht
15 °
Die
20 °
Hën
25 °
Mar
26 °
E premte, 14 Maj, 2021
spot_img

URDHRI! Lulzim Basha mesazh kandidatëve për deputetë: Hiqni menjëherë posterat tuaj, vendosni vetëm numrin 9

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryesia e Partisë Demokratike u ka dërguar një mesazh të gjithë kandidatëve për deputetë.

Atyre u kërkohet që të përdorin gjatë fushatës zgjedhore deri më 25 prill, materiale që përmbajnë vetëm numrin 9, i cili përcakton PD-AN në fletën e votimit.

Ky urdhër është dhënë me qëllim që të mos krijohet konfuzion tek zgjedhësit.

“Kush ka bere ndryshime, duhet ti hiqni menjehere (qe sot). Perdorimi i nr tuaj personal nga disa prej jush ka krijuar konfuzion dhe demton drejtperdrejte numrin e te gjithve qe eshte nje dhe vetem nje, 9-PD-AN.

Prandaj, te nderuar kandidat/e, votuesin do ta ftojme te gjithe se bashku te votoj nr. 9. Ne te gjitha materialet zgjedhore (postera, bluza, byzylyk, virtual e material) duhet te perdoret vetem numri 9”, thuhet në mesazh.

Nga një vëzhgim që ka bërë neësbomb.al, pas këtij urdhri, kandidatët për deputetë të PD-së kanë vazhduar që të postojnë në rrjetet sociale video për fushatën zgjedhore, ku theksi është vënë vetëm tek numri 9.

Mesazhi i plotë:

Te nderuar kandidat/e,

Sikurse iu eshte dhene si porosi, kerkohet nga ju qe,

Posterat duhet ti publikoni apo printoni sic ju ka ardhur formati zyrtar. Nuk lejohet asnje ndryshim nga ana juaj.

Kush ka bere ndryshime, duhet ti hiqni menjehere (qe sot). Perdorimi i nr tuaj personal nga disa prej jush ka krijuar konfuzion dhe demton drejtperdrejte numrin e te gjithve qe eshte nje dhe vetem nje, 9-PD-AN.

Prandaj, te nderuar kandidat/e, votuesin do ta ftojme te gjithe se bashku te votoj nr. 9. Ne te gjitha materialet zgjedhore (postera, bluza, byzylyk, virtual e material) duhet te perdoret vetem numri 9.

Vendimi i kryesise se PDSH dhe Shtabit Qendror te fushates eshte imazhi i standartizuar.

Bashkelidhur po ju ridergoj imazhin e vetem per postera dhe cover foto ne rrjetet tuaja sociale.

Faleminderit per mirkuptimin.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img