Tirana
scattered clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
50 %
2.1kmh
40 %
Mar
25 °
Mër
35 °
Enj
34 °
Pre
32 °
Sht
31 °
E martë, 9 Gusht, 2022
spot_img

URDHRI I RI/ Pedagogët duhet të paraqesin një agjendë personale javore, përndryshe… NUK PAGUHEN

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një urdhër i ri i nxjerrë nga senati i Universitetit Bujqësor të Tiranës ka frustruar pedagogët e këtij universiteti.

albsig

 

Ky urdhër detyron pedagogët të paraqesin një axhendë personale javore, ndryshe nuk paguhen për punën e tyre.

Sipas pedagogëve, ky është një kontroll i jetës akademike që pengon lirinë e tyre. Për këtë urdhër ka reaguar edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, njëherazi pedagog me profesion, Luciano Boci i cili shkruan se një gjë e tillë synon të shndërrojë në skllevër të absurditeteve politike senatin.

Screenshot_10.jpg

REAGIMI I PLOTË I LUÇIANO BOÇIT:

“PEDAGOGËT DREJT MBYLLJES NË GARNIZON

Pas rrënimit të lirisë akademike, pagave diskriminuese dhe këto të papaguara, lincimit publik nga Kryeministri, pedagogët rrasen me përdhunë nën rresht në garnizonin e quajtur Universitet.

Kjo ka ndodhur në Universitetin Bujqësor.

Një urdhër absurd i dalë nga Rektori, pra pa vendim Senati, me argumenta qesharakë, detyron pedagogët të paraqesin një axhendë personale javore, ndryshe nuk paguhen për punën e tyre.

Urdhëri nuk merr në konsideratë që puna akademike është alternim midis mësimdhënies dhe anës kërkimore shkencore.

Aq më tepër Rektori nuk është më me ligjin që i ka thurur vetë lavde, autoriteti financiar i Universitetit.

Shpikja e Rektorit, synon kontrollin politik në cdo hapësirë të jetës akademike dhe mbyll cdo dritare lirie.

Senati dhe pedagogët nuk mund të shndërrohen në skllevër të absurditeteve politike që i dalin në ëndrra drejtuesve të mykur të Universiteteve.”

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img