Hapësire reklamuese

Bota

Urdhri i Putinit për Forcat bërthamore, reagon Sekretari i NATO-s: Lëvizjet e Putin-it janë të rrezikshme dhe të papërgjegjshme

Shkruar nga Newsbomb
Urdhri i Putinit për Forcat bërthamore, reagon Sekretari i NATO-s:

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka reaguar pasi Presidenti rus Vladimir Putin urdhëroii komandën ushtarake të vendosë forcat e parandalimit bërthamor në “gatishmëri”.

Stoltenberg i quajti levizjet e Putinit të rrezikshme dhe të papërgjegjshme, ndërsa tha se po bëhet luftë luftë kundër një kombi të pavarur dhe sovran

“Po bëhet luftë kundër një kombi të pavarur dhe sovran, duke e pushtuar atë plotësisht. Kjo e bën situatën shumë serioze ndërsa lëvizjet e Putin-it janë të rrezikshme dhe të papërgjegjshme”, deklaroi Stoltenberg.

Ditën e nesërme një delegacion ukrainas do të takohet me delegacionin rus në Bjellorusi, pasi Presidenti bjellorus Aleksandro Lukashenko ka dalë garant për sigurinë e takimit.

Sondazh

Poll