Tirana
clear sky
36.5 ° C
36.5 °
36.5 °
36 %
3.1kmh
0 %
Enj
34 °
Pre
37 °
Sht
34 °
Die
33 °
Hën
35 °
E enjte, 24 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Urdhri i Infermierit i jep certifikatë Ramës, kryeministri e refuzon dhe HABIT gjithë sallën, tregon arsyen e FORTË pse nuk e pranon

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama në mbyllje të fjalës së tij në organizimin e sotëm tek Amfiteatri, për të kujtuar të rënët në krye të detyres ndër bluzat e bardha, u surprizua nga Presidentja e Urdhtrit të Infermierit me një certifikatë.

“Mirënjohje nga Urdhri i Infermierëve të Shqipërisë, z.Edi Rama, titullin e lartë miku i infermierëve të Shqipërisë” me motivacionin “Për bashkëpunimin, mbështetjen dhe vlerësimin e infermirëve për realizimin e misionit në mbështetje të komuniteteve”.

Mirëpo Rama i habiti të gjithë duke mos e pranuar këtë certifikatë, duke thënë se do e marrë  vetëm kur të ketë mbajtur premtimin për rritje 40% të rrogës së infermierit.

Presidentja e Urdhrit të Infermierit: Asambleja Kombëtare e Infermierëve të Shqipërisë ju ka dhënë një cmim. “Mirënjohje nga Urdhri i Infermierëve të Shqipërisë, z.Edi Rama, titullin e lartë miku i infermierëve të Shqipërisë” me motivacionin “Për bashkëpunimin, mbështetjen dhe vlerësimin e infermirëve për realizimin e misionit në mbështetje të komuniteteve”. Kjo certifikatë erdhi si pasojë e bashkëbisedimit që patëm me kolegët tanë. Për disa arsye:

Ju përmirësuat veshjen së bashku me Ogerta Manastirliun;

Për strukturën e re të spitaleve në Shqipëri;

Për vaksinimin;

Për 40%;

Dhe e pesta për 40% tjetër.

Rama: Me lejen tuaj unë nuk do ta marr certifikatën. E refuzoj ta marr këtë certifikatë, sepse nuk më takon, por meqënëse nuk doni ta lini në siklet presidenten, unë them të bëjmë një kompromis. Po ua jap juve këtë certifikatë, ta mbaj urdhri dhe do ta marr kur rroga e infermierëve të jetë rritur me 40% që të paktën të ketë një arsye. Nuk e marr këtë sepse nuk e meritoj. Kam ardhur këtu për t’iu falenderuar juve, dhe unë iki me certifikatë i vetmi person që iki me nderime.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img