Hapësire reklamuese

Aktualitet

Urdhri i Infermierit hedh poshtë aludimet: Infermierët janë të pajisur me Lejen e Ushtrimit të Profesionit

Shkruar nga Newsbomb
Foto ilustruese

Urdhri i Infermierit ka dalë në një deklaratë për shtyp duke hedhur poshtë të gjitha aludimet se një nga infermierët që është dërguar në Itali për të ndihmuar mjekët italianë nuk është i pajisur me lejen e ushtrimit të profesionit.

Dita e djeshme dhe e sotme ka qenë e mbushur me akuza dhe aludime se njëri nga infermierët, Qazim Ismaili, nuk ishte me profesion infermier por pompist, dhe kjo gjë shkaktoi debat dhe habi për të gjithë.

Në fillim ishte Ministria e Shëndetësisë që publikoi certifikatën e infermierit të Qazim Ismailit, ndërsa tani është Urdhri i Infermierit që hedh poshtë të gjitha aludimet me anë të një deklarate për shtyp.

Deklarata për shtyp e Urdhrit të Infermierit

DEKLARATE PËR SHTYP

Urdhri i Infermierit të Shqipërisë informon opinionin publik se 20 Infermierët të cilët në këto momente po japin kontributin e tyre në luftën kundër Covid - 19 në Spitalin e Brescias në Itali, janë të anëtarë aktivë të Urdhrit dhe të pajisur me Lejen e Ushtrimit të Profesionit të Infermierit.

Lejet e Ushtrimit të Profesionit për secilin nga vullnetarët i janë nënshtuar verifikimit përpara nisjes nga UISH dhe janë plotësisht të njohura nga organet homologe në Itali.

Urdhri i Infermierit shpreh indinjatën e tij përkundrejtë të gjithë aludimeve që po bëhen për të zbehur kontributin e profesionistëve tonë në shtetin fqinj, Italinë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu