Tirana
broken clouds
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
75 %
3.6kmh
75 %
Enj
11 °
Pre
12 °
Sht
11 °
Die
10 °
Hën
5 °
E mërkurë, 1 Shkurt, 2023

Urdhri i Farmacistëve në zi: Ndërron jetë Dr. Pavli Xinxo, drejtor i depos farmaceutike dhe kryetar i degës në Ministri

spot_img

Lajme të ngjashëm

Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë njofton se është ndarë nga jeta Dr. Pavli Xinxo. Ai ka mbyllur sytë sot, përgjithmonë në moshën 91 vjeçare.

Karriera e Dr. Pavli Xinxo

Ai e filloi karrierën si farmacist në qytetin e tij të lindjes, në Berat. Në vitin 1958 përfundoi studimet universitare për farmaci në Universitetin e Pragës. U transferua në Tiranë ku u emërua kryetar i degës farmaceutike në Ministrinë e Shendetësisë. Më pas me krijimin e depos farmaceutike, u emërua drejtor i saj.

U specializua në Kinë për mjekësi popullore dhe së bashku me Prof. Zef Simën krijuan Institutin e Mjekësisë Popullore, ku u emërua nëndrejtor i këtij institucioni. Në këtë kohë bashkë me Petrit Kokalarin dhe Prof. Zef Simën punuan dhe botuan librin Bimët Mjekësore në familje. Më tej u emërua nëndrejtor i Profarmës ku mbylli dhe karierën e tij.

“Ndarja nga jeta e Dr. Pavlit është një humbje e madhe jo vetëm për familjarët e tij, por dhe për shërbimin farmaceutik, për të afërmit, miqtë, kolegët dhe të gjithë ata që e njohën dhe patën fatin të punonin me të.

Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve, fëmijëve, të afërmve, miqëve, kolegëve dhe gjithë të dashurve të tij. Qoftë i paharruar kujtimi i tij”, thuhet në njoftim, raporton neësbomb.al.

Më shumë


spot_img









spot_img