Hapësire reklamuese

Politikë

URDHRI i Amerikës për sekuestrimin e pasurive të personave “non grata”, reagon dhëndri i Sali Berishës: Është për Sorosin, Ramën, Vuçiçin dhe Thaçin

Shkruar nga Newsbomb

Presidenti i Amerikës Joe Biden, firmosi dje një urdhër ekzekutiv që lejonte sekuestrimin e pasurive të personave të shpallur “non grata” në Ballkanin Perëndimor, ku bën pjesë dhe Shqipëria.

Në këtë urdhër të firmosur nga Joe Biden nuk ka emra konkretë, por deri më tani në vendin tonë janë shpallur “non-grata” katër persona; ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako, ish-kreu i PSD-së, Tom Doshi, ish-kryeprokurori Adriatik Lalla dhe ish-kryeministri Sali Berisha. Nuk dihet nëse këta persona kanë pasuri në SHBA dhe preken nga ky urdhër ekzekutiv.

Për këtë, ka reaguar dhe dhëndri i ish-kryeministrit Berisha, i cili thotë se Amerika me këtë urdhër të ri, e ka për filantropin George Soros, kryeministrin Edi Rama, presidentin serb Vuçiç dhe ish-presidentin e Kosoves Thaçi.

“Soros-Vucic-Rama-Thaci duhen konfiskuar pasurite pasi provokimi me ndryshimin e kufinjve ishte akt lufte dhe destabilizimi me i rende qe mund te imagjinohet per Ballkanin”, shkruan Jamarbër Malltezi, dhe ndan lajmin për urdhrin e ri të Biden.

Sipas këtij urdhri, persona që janë përfshirë në veprime apo që tentojnë të destabilizojnë vendet e tyre dhe të minojnë demokracinë, do të përballen me sanksione të forta siç është bllokimi dhe sekuestrimi i pasurive.

1- Lexo edhe: Joe Biden lëshon urdhër-ekzekutiv për Shqipërinë: Do i bllokohet prona dhe pasuria atyre që kërcënojnë përpjekjet stabilizuese në Ballkanin Perëndimor

2- Lexo edhe: Zbardhet URDHRI i Joe Biden, nga të KORRUPTUARIT te ata “NON-GRATA”

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll