Tirana
light rain
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
88 %
1.5kmh
75 %
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
26 °
Pre
25 °
Sht
20 °
E martë, 30 Maj, 2023

Urdhri ekzekutiv i Joe Biden, shpërthen Aldo Bumçi: S’ka lidhje me Shqipërinë dhe as me shpalljen “non grata” të Berishës

Lajme të ngjashëm

Mbrëmjen e sotme u diskutua vendimi i SHBA-së për përfshirjen e Shqipërisë në urdhrin ekzekutiv, i cili parashikon bllokimin e pasurive dhe pezullimin e hyrjes në Shtetet e Bashkuara të personave që kontribuojnë në destabilizimin e Ballkanit Perëndimor.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Aldo Bumçi në një lidhje Skype në “Open” tha se ky urdhër bazohet mbi parimet e sigurisë, duke shtuar se nuk ka lidhje me shpalljen “non grata” të Sali Berishës.

Ai shtoi më tej se DASH e ka renditur Shqipërinë si vendin më të keq gjatë qeverisë Rama.

“Korrupsioni kundër pastrimit të parave, DASH e ka renditur Shqipërinë si vendin më të keq gjatë qeverisë Rama”, tha Bumçi. 

Aldo Bumçi: Ky urdhër bazohet mbi parimet e sigurisë. Kjo nuk ka lidhje me Sali Berishën. Përgatitja për urdhërin e shpalljes “non grata” ka nisur kohë më parë kur Rama i tha Berishës a e kalon dot oqeanin? Urdhëri i presidentit Biden nuk ka lidhjhe me Sali Berishën.

Ndërsa analisti Andi Bushati tha se opozita e ka kundër administratën amerikane.

Bushati: Të merremi me thelbin, këtej është Rama me ramistët, këtej jeni ju që e keni kundër adminstratën amerikane. Problemi është që PD do të fshihet pas gishtit dhe të hajë shpulla nga Amerika dhe t’i thojë  popullit neve na do Amerika, do të humbë edhe Amerikën edhe Shqipërinë.


Më shumë