Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Urdhëruan vrasjen e babë e bir në Elbasan, SPAK kërkon burg përjetë për Ardjan Çapjan dhe 71 vite për bashkëpunëtorët

Shkruar nga Newsbomb
Urdhëruan vrasjen e babë e bir në Elbasan, SPAK kërkon burg

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm për biznesmenin Ardjan Çapja. Po ashtu, burg përjetë është kërkuar në gjykatë dhe për Olsi Lekun, një nga bashkëpunëtorët në vrasjen e dyfishtë që tronditi Elbasanin më 12 gusht 2012.

Nezir dhe Gentian Beqiri, babë e bir u vranë në apartamentin e tyre teksa ruheshin me efektivë policie. Bashkëpunëtori i drejtësisë Ervis Bardhi ka rrëfyer para autoriteteve se porosinë e kishte marrë nga Çapjat dhe Gentianin e kishte vrarë ai, kurse të atin, Nezirin, e kishte mbytur Olsi Leku.

Rrëfimet e Ervis Bardhit çuan në dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe me kërkesë të SPAK qëndron pas hekurave Ardjan Çapja dhe disa anëtarë të "grupit" të tij. Ndërkohë, në kërkim ndërkombëtar është shpallur nipi, Florenc Çapja.

  • Ardjan Çapja - Të dënohet me burg përjetë
  • Olsi Leku - Të dënohet me burg përjetë
  • Florenc Çapja - Të dënohet me 25 vite burg
  • Klajdi Dokli - Të dënohet me 20 vite burg
  • Etien Cani - Të dënohet me 20 vite burg
  • Ervis Bardhi - Të dënohet me 6 vite burg

Kujtojmë se, vrasja e Nezir dhe Gentian Beqirit, babë e bir ndodhi në gushtin e vitit 2012 në Elbasan dhe tronditi opinionin publik, për shkak se Gentian Beqiri ishte në “arrest shtëpie” dhe me punonjës policie tek dera, kur autorët u futën në shtëpi dhe vranë atë e të atin, Nezir Beqiri.

Sipas hetimit të kryer nga prokurori i SPAK, Behar Dibra, vrasja e tyre është porositur nga Ardjan e Florenc Çapja. Ervis Bardhi e Olsi Leku janë paguar me 50 mijë euro, ndërsa Klajdi Dokli në periudhën kur ka ndodhur ngjarja ka qenë banor i lagjes dhe ka vëzhguar me imtësi personat që hynin dhe dilnin nga shtëpia e familjes Beqiri.

Këto informacione ai jua jepte anëtarëve të familjes Çapja, çka solli më vonë dhe krimin e rëndë.

Edhe Etien Cani ka pasur rolin e informatorit. Ditën e ngjarjes ai ka parë nënën e Gentian Beqirit të zbresë nga pallati dhe të shkojë për Pazar dhe mandej ka informuar atentatorët. Veç nënës, janë larguar nga hyrja e pallatit për të qëndruar brenda në makinë dhe dy policët që bënin roje.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese