Hapësire reklamuese

Aktualitet

Urdhëroi vrasjen e bashkëshortes, lihet në burg Naim Murseli

Shkruar nga Newsbomb

Gjykata e Apelit në Kosovë ka lënë në burg Naim Murselin, 33-vjeçarin i cili dyshohet se urdhëroi vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademajt më 29 Nëntor.

Sipas asaj që raportojnë mediat vendase mësohet se tre të dyshuarit për vrasjen e 30-vjeçares, Naim Murseli, Kushtrim Kokalla dhe Granit Plava janë lënë në qeli nga Gjykata e Apelit.

Naim Murseli së bashku me dy të dyshuarit e tjerë më herët ankimuan në Gjykatën e Apelit vendimin e dhënë nga Gjykata Themelore e Prishtinës. Në dëshminë e tij Murseli ka mohuar të ketë gisht në vrasjen e bashkëshortes së tij duke thënë: Unë nuk kam ikur nga vendi i ngjarjes, madje kam qenë vetë i rrezikuar dhe kam kërkuar ndihmë në të njëjtën kohë deri në ardhjen e policisë.

“Me aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, PPRKR.nr.309/2023 të datës 12.12.2023, të pandehurve N.M, G.P dhe K.K, i ’u ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj, për shkak të dyshimit të bazuar se i pandehuri N.M, ka kryer veprën penale në bashkëkryerje vrasje e rëndë nga neni 173 paragrafi 1, nën paragrafi 1.3 dhe 1.4, lidhur me nenin 31 të KPRK, i pandehurit G.P, për shkak të veprës penale vrasje e rëndë nga neni 173 paragrafi 1, nën paragrafi 1.4 dhe 1.6 të KPRK dhe veprës penale secili veç e veç mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 i KPRK, si dhe i pandehuri K.K për shkak të veprës penale marrëveshja për të kryer veprën penale vrasja e rëndë nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.6 lidhur me nenin 35 të KPRK”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit.

Liridona Ademaj, nënë e dy fëmijëve, u vra barbarisht mbrëmjen e 29 nëntorit në Prishtinë. Fillimisht u tha se ajo ishte duke udhëtuar me bashkëshortin dhe dy fëmijët me makinën e tyre, kur persona të maskuar i kanë grabitur dhe gjatë këtij akti, kanë vrarë Liridonën.

Foto e fundit e Liridona Ademajt disa orë para vrasjes ©Credits: Tv Klan Foto e fundit e Liridona Ademajt disa orë para vrasjes ©Credits: Tv Klan

Mirëpo, më pas rezultoi se ishte bashkëshorti i saj ai i cili kishte porositur vrasjen e saj. Ky i fundit së bashku me dy fëmijët e çiftit u larguan nga mjeti, duke lënë 30-vjeçaren në makinë aty ku dhe ndodhi vrasja.

LEXO EDHE: Foto e fundit e Liridonës disa orë para se të vritej nga bashkëshorti, Naim Murseli

Naim Murseli, bashkëshorti i viktimës, Granit Plava, personi i akuzuar për vrasjen dhe Kushtrim Kokalla, anëtar i FSK-së janë tre të arrestuarit. Bashkëshorti i Liridonës dhe bashkëfshatari i tij Granit Plava, kanë pranuar se janë ata porositësi dhe ekzekutor. Madje, Granit Plava ka deklaruar para hetuesve se ai është paguar 30 mijë euro për të vrarë gruan e ish-këshilltarit të politikanit Behgjet Pacolli. Paratë, 15 mijë euro Naim Murseli i ka dhënë para ngjarjes dhe 15 mijë euro të tjera pas saj.

Lexo edhe: “I kërkoj falje familjarëve dhe kombit”, babai i Naimit: S’do e bënte kurrë për para

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese