Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
60 %
0.5kmh
0 %
Hën
26 °
Mar
27 °
Mër
27 °
Enj
26 °
Pre
25 °
E hënë, 16 Maj, 2022
spot_img

Prokuroria:Burg kush ndërton pa leje

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Prokurori i Përgjithshëm udhëzon prokuroritë e të gjitha rretheve që të ndjekin penalisht të gjithë ata qytetarë apo subjekte që kanë ndërtuar pa leje që prej vitesh (sidomos pas vitit 2009) apo edhe që vazhdojnë një procedurë të tillë. Duket se qarkorja, me të cilën kanë lidhje edhe strukturat e rendit apo oficerët e policisë  gjyqësore, është më shumë një sqarim për nenet e kodit penal për ndërtimet pa leje.

Sipas dokumentit të firmosur nga Llalla “Për kuptimin dhe zbatimin e unifikuar të nenit 199/a të Kodit Penal”, jepen sqarime për dy pika kryesore: ndërtimet e paligjshme mbi një objekt të ligjshëm (pra nëse një shtetas ka hipotekën për një kat ose dy kate dhe mbi to ka ndërtuar një kat shtesë të cilin nuk e ka legalizuar apo e ka në proces legalizimi) dhe së dyti për ndërtimet e paligjshme, të cilat, edhe sipas deklaratave zyrtare të qeverisë e kanë afatin e dorëzimit të dokumentave në 31 janar 2015, të cilat janë në process legalizimi.

Sipas qarkores së detajuar prej 10 faqesh, prokurori I përgjithshëm urdhëron prokuroritë e rretheve, që në rastin e parë, pra të ngritjes së objektit të paligjshëm mbi një objekt të ligjshëm, subjektet apo personat të merren në ndjekje penale bazuar në Kodin Penal.

Por edhe në rastin e dytë, Prokurori i Përgjithshëm, në vijim të kërkesave të prokurorive të rretheve, shprehet në mënyrë ligjore se: nëse policia referon materiale për ndërtime pa leje, pavarësisht ligjit, subjektet apo individët do të ndiqen penalisht.

Edhe pse ligjvënësi ka parashikuar një amnisti për personat apo subjektet që kanë bërë këto shkelje deri në datën 31 dhjetor 2013, prokuroria e përgjithshme, nëpërmjet shkresës drejtuar prokurorive të rretheve, shprehet se jo gjithçka është e amnistuar. “Theksojmë se amnistia nuk zbatohet për veprat penale të qëndrueshme ose vazhduese, siç mund të jenë rastet kur ndërtimi i paligjshëm i kryer nga subjekti i kësaj vepre ka vazhduar edhe pas datës 31 dhjetor 2013” thuhet në qarkoren e Prokurorisë së Përgjithshme.

Sa I përket ligjit të legalizimeve, për të cilin Prokurori I Përgjithshëm e cilëson që ka kaluar në kuvend “me shumicë të thjeshtë”, pra ky ligj nuk mund të amnistojë veprën penale, por “rregullon pasojat e ndertimeve të paligjshme, pas kryerjes së veprës penale”. “Ndaj ligji I legalizimeve nuk ka efekte në zbatimin e nenit 199/a të Kodit Penal dhe nuk është as formë amnistie për rastet e ndërtimeve të paligjshme që kanë hyrë në proces legalizimi” thuhet nga Prokurori I Përgjithshëm, I cili sugjeron që qarkorja të studiohet mirë deri në arritjen e një qëndrimi unifikues të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë.

Kakofonia

Duket se tre institucione, Prokurori-Ministri e Brendshme dhe qeveri do ta shohin në mënyra të ndryshme këtë proces. Nëpërmjet ALUIZNI, qeveria ka deklaruar se janë shtuar më shumë se 72 mijë vetëdeklarime për ndërtime pa leje deri tani. Në bazë të qarkores së prokurorit të përgjithshëm, të 72 mijë kryefamiljarët apo bizneset, duhet të shohin dyert e burgut e të shkojnë në ndjekje penale, meqë kanë shkelur Kodin Penal. Nga ana tjetër, edhe policia e ka më të thjeshtë që tia referojë materialet prokurorisë. Uniformat blu, nuk e kanë problem të marrin të dhënat te Aluizni dhe ti cojnë të 72 mijë personat për ndjekje penale e më pas në burg. Nga ana tjetër, qeveria vazhdon e jep dokumentet e legalizimit për personat që kanë dokumentacionin në rregull. Çështja që duhet të rishihet, është se ministri I Drejtësisë, duhet të hapë burgje të reja në të gjithë Shqipërinë, për të futur Brenda qelive, qoftë edhe një të dhjetën e këtyre personave që kanë deklaruar ndërtime të paligjshme.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img