Hapësire reklamuese

Rajoni

Urdhërarreste për 3 policë të Kosovës, Sveçla: Prej Rusisë nuk pritet asgjë mirë

Shkruar nga Newsbomb
Urdhërarreste për 3 policë të Kosovës, Sveçla:

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka bërë me dije është është informuar në rrrugë zyrtare për fletarrestin ndërkombëtar ndaj komandantit të Njësisë Speciale, Besart Ahmeti.

Sveçla tha se prej Rusisë nuk pritet asgjë e mirë, por sipas ministrit kosovar kjo nuk është brenga as tij dhe, as e Besartit.

"Prej Rusisë nuk pritet asgjë mirë, Besarti është mirë... e dimë, e kemi informatën zyrtare, por nuk është ajo brenga as e imja, as e Besartit", tha ministri Sveçla.

Kujtojmë se pak ditë më parë Rusia kërkoi që tre zyrtarë të të njësive elitare të Policisë së Kosovës të futen në sistemin e kërkimit të Interpolit. Shkak për këtë gjë është bërë arrestimi i një shtetasi rus në veri të të Mitrovicës në maj të vitit 2019.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese