Një aksident është shënuar mëngjesin e sotëm, ku autobusi i linjës së Unazës është përplasur me një motor.
Si pasojë e këtij aksidenti është dëmtuar një i mitur 12 vjeç, (pasagjer në motomjet), i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
“Më datë 02.07.2023, rreth orës 08:45, në rrugën “Ferit Xhajko”, shtetasi P. R., duke drejtuar autobusin e linjës së Unazës, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin H. Gj.
Si pasojë është dëmtuar një i mitur 12 vjeç, (pasagjer në motomjet), i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.
Kujtojmë që Urbanet e linjës së Unazës shpesh janë përfshirë në aksidente, ku dy prej tyre kanë qenë të rënda, por fatmirësisht pa viktima.
Në shkurt të këtij viti urbani i Unazës u përplas me 9 mejete te “Ura e Tajvanit”, ku për pasojë mbetën të plagosur lehtë 9 persona. Aksidenti ndodhi pasi shoferi vuante nga diabeti dhe zemra.
Foto nga aksidenti i pak muajve me pare
Ndërsa në prill të 2022,urbani në afërsi të kinema Agimi u përplas me një makinë tip Benz, duke përfunduar më pas të dyja më mes të lumit Lanë.
Shkak i aksidentit u tha se ishte shpejtësia e lartë e autobusit teksa ishte plotë me pasagjerë. Shumë të tjerë aludojnë se shkak i aksidenteve të kësaj linje janë defektet që kanë mjetet.
Foto nga aksidenti ne 2022